Vetura e U.D të Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, ka shpërthyer sot në parkingun e QKUK, shkruan Reporteri.net.
Lajmi është konfirmuar nga SHSKUK, ku është bërë me dije se për rastin është njoftuar Policia.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur derisa po fillonte mbledhja e Bordit. Rrethanat janë ende të panjohura.
“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës. Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së. Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/
Shpërthimi në veturën e U.d të Drejtorit të QKUK’së, Policia: S’ka të lënduar, veç dëme materiale