×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësi

    Sindikalistët do të protestojnë më 1 maj, kërkojnë rritje të pagave

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 11:31

    Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj.

    Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë në fokus ngritjen e pagave, themelimin e Gjykatës së Punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive e çështje të tjera.

    Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po punojnë punëtorët në Kosovë, derisa tha se pagat janë të ulëta.

    “Shporta e konsumatorit është ngritur, paga është ulur në përqindje, andaj kërkesa jonë kryesore është ngritja e pagave. Punëtorët e KEK-ut vdesin në vendin e punës si rezultat i sëmundjeve profesionale dhe nuk paguhet as rrezikshmëria. Pagat e tyre janë të ulëta për punën që e bëjnë”, deklaroi ai.

    Edhe Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës shprehu pakënaqësitë e minatorëve në lidhje me kushtet e punës.

    “Është e domosdoshme të shprehim pakënaqësitë tona. Data 1 maj shënon thirrje për protestë. Është e domosdoshme që të gjithë ata që janë të pakënaqur të shprehin pakënaqësitë e tyre”, shtoi ai.

    Sindikalistë e përfaqësues të iniciativave që po kundërshtojnë ngritjen e çmimeve në Kosovë thanë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe vala e re e ngritjeve të çmimeve nga bizneset ua kanë rënduar kushtet ekonomike punëtorëve në vend. Andaj edhe bënë thirrje që të punohet drejt rritjes së pagave./rtk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!