×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori gjerman

    Rohde kërkon konstituimin e shpejtë të Kuvendit: Çështjet shtetërore duhet të vijnë para politikave partiake

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 14:31

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se në takimin me presidenten Osmani ka shprehur shqetësimin për vonesat në konsitutimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Ai ka thënë se çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake.

    “Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, ka shkruar Rohde.

    In my meeting with 🇽🇰 President Osmani, I expressed my growing concern over delays in finalizing Parliament’s constituent session and forming a government post-elections. In today’s rapidly changing global landscape, swift action is imperative – state affairs must always come before party politics.

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 30, 2025 at 1:50 PM

    Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të martën e 29 prillit. Një tentativë e re, e nënta me radhë në këtë drejtim, do të bëhet nesër.

    Kjo pritet të jetë seanca e nëntë, çdo 48 orë, që nga 15 prilli.

    Kandidatja për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhjet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për postin e kryekuvendares. Deri më tani nga VV-ja nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh.

    PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar VV-së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë.

    Zyrtarë të këtyre partive, kanë përsëritur edhe mbrëmë se nuk ka ndryshim të qëndrimeve./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!