×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim me rëndësi për qytetarët: Mos ia mësyni me veturë për Gërmi më 1 maj, nuk lejohet

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 15:37

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se me 1 maj do të ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të “Gërmisë”, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se do të lejohen vetëm autobusët e “Trafikut Urban”, linja 4, vetura të policisë dhe KFOR-it e EULEX-it etj.
    Njoftimi:

    NDALOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË DREJTIM TË PARKUT “GËRMIA” MË 1 MAJ 2025

    Të dashur qytetarë,

    Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:

    🚗 Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:

    ✅ Autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”
    ✅ Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it
    ✅ Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”
    ✅ Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara
    🚌 Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!