×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    I sëmurë dhe në gjendje të rëndë ekonomike, 58 vjeçari nga Podujeva kërkon ndihmë për një karrocë elektrike

    Reporteri
    30 Prill 2025 | 19:33

    Bashkim Behluli, 58 vjeçar nga Podujeva, jeton në kushte të vështira ekonomike.

    Bashkimi, kryefamiljar i një familjeje 15 anëtarëshe, është i sëmurë nga diabeti dhe ka nevojë për një karrocë elektrike, meqë si pasojë e sëmundjes ai nuk mund të ecën.

    Po ashtu ai tregon se kanë telashe edhe për sigurimin e ushqimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Unë e kam një hall, për një karrocë më së shumti se prej sheqeri (diabeti) dy kamtë i kam t’smuta. Qe tri vjet jam në kolicë. E kam marrë një kolicë te “Handikos”. Më kanë thënë mbaje tej sa të vyjn.”, tregon ai me lotë në sy, teksa tregon se jetojnë me një social.

    Bashkimi tregon se ilaçet ia ka blerë një fqinj.

    Po ashtu ai tregon sa ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ka punuar si farkëtar.

    “Me pas fuqi kisha punu hala. Po nuk po muj ma. Jam myftiaq për një karrocë e strujë. Ju kisha lutë shokëve e vllaznive për një karrocë se vec në ship jam ba si  iegër. Unë jam ashkali. Shqip flasim. Më ndihmojën populli, më bijnë mill e idare”, thotë ai.

    Po ashtu Bashkimi tregon se edhe gruaja e vajza e tij vuajnë nga diabeti.

    Ai akuzon klasën politike se vetëm për vota i vizitojnë.

    “O edhe kerrin ta pagujnë për vota. Veç a muni me ardhë mi marrë votat, për mu ulë në karrige. Pwr mu rritë atje. Kallaj mu ul në karrikë po duhet edhe me punu.”, thotë ai.

    Bashkimi thotë se fëmijët e tij nuk mund të shkollohen për shkak të kushteve./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!