Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë më Shoqatës e Kosovës për Kërkim Shpëtim, FSK-në janë duke vazhduar kërkimin e një graje të zhdukur në Kaçanik që nga data 27 prill.
“Kërkimet kanë vazhduar pandërprerë që nga momenti i raportimit dhe janë në zhvillim edhe aktualisht. Në terren po përdoren edhe dronë me kamera termike për të ndihmuar në lokalizimin e personit të zhdukur. Deri në këto momente, H.J. ende nuk është gjetur dhe operacioni do të vazhdojë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Operacion kërkimi për personin e zhdukur në Kaçanik
Më datë 27.04.2025, rreth orës 04:35, është raportuar zhdukja e H.J., 54 vjeçe, nga fshati Runjevë i Kaçanikut. Sipas familjarëve, ajo ka dalë nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.
Menjëherë pas raportimit, njësitë e policisë nga stacioni policor në Kaçanik, në bashkëpunim me njësi të tjera rajonale, kanë filluar operacionin e kërkimit në zonën përreth fshatit Runjevë.
Në mbështetje të këtij operacioni janë angazhuar edhe:
– Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terren të vështirë;
– Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me pjesëtarë aktivë në kërkime;
– Qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal.
Kërkimet kanë vazhduar pandërprerë që nga momenti i raportimit dhe janë në zhvillim edhe aktualisht. Në terren po përdoren edhe dronë me kamera termike për të ndihmuar në lokalizimin e personit të zhdukur.
Deri në këto momente, H.J. ende nuk është gjetur dhe operacioni do të vazhdojë.