×
  • Lajme
  • Lajme / 1 maji

    Haradinaj: Qeveria në largim ka shkelur dinjitetin e punëtorëve, Kosova me pagat më të ulëta në rajon

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 9:48

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria në largim nuk ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në sektorin publik e privat.

    Ai ka thënë se pagat në Kosovë mbesin ndër më të ulëtat në rajon.

    “Qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve. Qeveria në largim ka bërë të kundërtën. Sot, paga minimale është një formë asistence, paga mesatare mezi mbulon jetesën, dhe në të dy sektorët; publik e privat, pagat mbesin ndër më të ultat në rajon.

    Në vend të dialogut me sindikatat, kemi monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë. Punëmarrësit publikë trajtohen pa dinjitet, ndërsa inflacioni rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarin.
    Edhe më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë largime nga vendi, dhe gjithnjë e më pak shpresë.

    Kjo është e vërteta e një qeverisje mashtruese! Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira!”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!