×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Gjendet 54-vjeçarja që ishte zhdukur në Kaçanik, Policia thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 10:35

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur 54-vjeçarja që ishte zhdukur në Kaçanik, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Operacioni i kërkimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet njësive policore, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetarë.

    “Në terren janë përdorur dronë me kamera termike dhe pajisje të posaçme për terrene të vështira. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh falënderim të thellë për të gjitha ekipet e përfshira dhe për qytetarët që kontribuuan me përkushtim në gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!