×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që s’guxojnë të shmangen, në të kundërt dukesh i dobët

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 12:51

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për takimin që kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi e pati me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbeteja që s’guxojnë të shmangen, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, shmangia të bën të dukesh i dobët.

    “Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët”.

    Ai ka thënë se sot Krasniqi e bëri të qartë se nuk bëjnë kompromis në dëm të qytetarëve.

    “Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!