×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Krasniqi: Perdet ranë, sheshit po shihen bllokuesit – ky koalicion nuk i ka numrat

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 12:43

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka bërë edhe një reagim në Facebook, pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, ku pati përpjekje që të ndryshohet mënyra e votimit për Kryetarin e Kuvendit.

    Krasniqi ka thënë se bllokuesit e konstituimit të Kuvendit po shihen.

    Ai ka shtuar koalicioni s’i ka numrat.

    “Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve. Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë. PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë.  Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!”, ka shkruar Krasniqi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!