×
  • Lajme
  • Lajme / Morinë

    Policia shqiptare arreston një 41-vjeçar nga Deçani, po kërkohej nga Interpoli

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 15:44

    Policia e Shqipërisë ka arrestuar në pikëkalimin kufitar Morinë një shtetas të Kosovës që po kërkohej ndërkombëtarisht nga Austria për “vrasje të mbetur në tentativë”, “plagosje të rëndë” dhe “vjedhje”.

    H.L. 41-vjeçar nga Deçani po kërkohej nga Interpol Vjena.

    Sipas njoftimit, ai pritet të ekstradohet në Austri.

    “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje” Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!