Sot shënohet 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë 10.7 për qind.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga 1.074.704 persona, të cilët janë të moshës së punës – nga 15 deri 65 vjeç, 461 mijë ose 43 për qind janë ekonomikisht aktivë në tregun e punës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Mbi 613 mijë, ose 57 për qind e qytetarëve të moshës së punës, nuk janë ekonomikisht aktivë.
Po ashtu paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, është 702 euro.
Ndërkohë, sektori privat përbën shtyllën kryesore të punësimit, me mbi 300 mijë të punësuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.