Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë para afër njëri-tjetrit, në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare “Urat” nga Bashkësia Islame e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Në fotot e publikuara nga BIK, Rama e Kurti shihen krah për krah.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pasi Rama deklaroi se Kurti e ka ftuar që t’i bashkohet Vetëvendosjes.
Ai tha se Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”.
Rama tha se kjo ka ndodhur në Greqi
“Albin Kurti më ka thënë eja me neve, edhe nuk ka problem për projekte. S’je me neve atëherë kemi me t’i blloku krejt projektet. Më ka thënë personalisht, kemi qenë në Greqi kur erdhi si kryeministër deshti t’i prezantonte projektin për Lojërat Mesdhetare. Aty i thash kryeministër ne e kemi një projekt madhor për vendin, për kryeqytetin e gjithë Kosovën, ne duhet me bashkëpunu. Tha, eja me neve nuk ka problem. Çka me i tha, i thash po me neve jam, kush janë neve, populli është. Albin Kurti nuk sheh, Kosovë, Shqipëri, shqiptari përtej Vetëvendosjes”, ka thënë Rama.
Pas ekspozitës, Rama dhe kreu i BIK, Naim Tërnava, janë takuar në një kafene.