Prej dy ditësh në pazarin e Gjirokastrës po zhvillohet panairi “Kult Art” i cili ka gjallëruar jetën e trashëgimisë kulturore dhe artistike në qytet.
Rreth 70 artizanë, 25 prodhues lokalë nga mbarë trojet shqiptare janë bërë pjesë e panairit artizanal. Ata shprehen se ky panair është një mundësi e mirë për reklamimin e punës së tyre.
Panairi 2-ditor që po organizohet në zonën muzeale të qytetit të gurtë ka tërhequr turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë pëlqyer shumë punimet e artizanëve shqiptarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.