Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në hapjen e Ambasadës së Kosovës në Kuala Lampur në Malajzi.
Osmani ka thënë se kjo është një dritare e re për vendin dhe mundësi për bashkëpunim më të thellë me Malajzinë.
Ajo ka thënë se hapja e kësaj ambasade paraqet një prani më të fuqishme diplomatike në një nga rajonet me strategjike në Azi.
“Sot hapëm Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi. Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi. Një shtëpi më shumë e Kosovës, ku do të avancohen interesat e qytetarëve tanë, do të fuqizohen aleancat tona dhe do të mbrohet me vendosmëri shenjtëria e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e shtet.”, ka shkruar Osmani në Facebook.