×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    LDK shpenzoi 83 mijë Euro për reklama vetëm në rrjete sociale

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 18:34

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaratën financiare për shpenzimet e fushatës zgjedhore të mbajtur më 9 shkurt.

    Sipas raportit të pa audituar , LDK ka shpenzuar gjithsej 358 mijë e 515 euro e 77 cent.

    Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume është përdorur për reklamim në rrjetet sociale, për të cilat janë shpenzuar 83 mijë e 820 euro 89 cent.

    Ndërkohë, për reklama dhe reprezentacion, partia ka deklaruar 248 mijë 46 euro e 88 cent në shpenzime.

    LDK është gjobitur me 22,000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje të rregullave zgjedhore gjatë fushatës.

    Për sa i përket pagave, partia nuk ka raportuar asnjë shpenzim në këtë kategori.

    Ndërsa për transport, janë deklaruar shpenzime në vlerë prej 1,645.36 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!