×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Limaj shpenzuan 337 mijë euro në fushatë

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 20:15

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Pasyqrat financiare i ka dhënë edhe  koalicioni i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët.

    Sipas të dhënave të publikuara, ky koalicion ka realizuar shpenzime të konsiderueshme gjatë periudhës së fushatës, deri më 9 shkurt 2025. Shuma totale e deklaruar e shpenzimeve kap vlerën mbi 337 mijë euro.

    Ndër shpenzimet më të mëdha të evidentuara janë ato për reklama dhe aktivitete promovuese. Për ushqim, qira për hapësira, zyra dhe lokale, si dhe për reklama në media dhe organizim konferencash, janë shpenzuar mbi 243 mijë euro. Ndërkohë, për paga dhe kompenzime për stafin dhe bashkëpunëtorët, janë ndarë më shumë se 17 mijë euro, ndërsa 2 mijë euro janë shpenzuar për karburante.

    Përveç shpenzimeve, raporti evidenton edhe një gjobë prej mbi 72 mijë euro që i është shqiptuar këtij koalicioni, si pasojë e shkeljeve të identifikuara në deklarimin financiar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!