Kryeministri në detyrë Albin Kurti as sot kur është futur në sallën e seancave plenare nuk është përshëndetur me deputetët e PDK-së, pasi këto dy parti kanë ulëset afër njëra-tjetrës.
Për dallim nga Kurti, në momentin kur është futur në sallë Glauk Konjufca është përshëndetur me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Nait Hasani, shkruan Reporteri.net.
Për një moment Kurti mbetet vetëm dhe e shikon Konjufcën, ndërsa më pas vije në sallë deputeti Bylbyl Sokoli, me të cilin Kurti nis të bisedojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.