Një rast i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i ndaluar ka arritur të ikë nga ambientet e stacionit policor.
“Rreth orës 06:00 është arrestuar një person i kërkuar me urdhërarrest. Gjatë kohës që ishte nën mbikëqyrjen e policisë, ai ka arritur të arratiset”, thuhet në njoftim të policisë.
Pas arratisjes, policia ka ndërmarrë një operacion të menjëhershëm kërkimi dhe ndjekje intensive.
“I njëjti është arrestuar sërish pas një kohe dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.