×
  • Lajme
  • Lajme / 24 vende

    Indeksi i lirisë së shtypit, Rexha: S’kemi pritur përmirësim, por as rënie kaq të madhe

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 18:38

    Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka folur rreth rënies e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, duke thënë se një gjë e tillë është alarmuese dhe shokuese.

    Ai është shprehur se për shkak të fushatës anti-media të qeverisë, askush s’ka pritur përmirësim, por as rënie kaq të madhe.

    “Shumë e rëndësishme është gjuha e urrejtjes, degraduese, denigruese që vjen nga Qeveria e Kosovës dhe elementët e saj kundër mediave dhe gazetarëve, që krijon një klimë shumë të vështirë të të bërit gazetari”.

    “Është befasuese rënia kaq e madhe. Unë s’kam pritur përmirësim për shkak të asaj çfarë ka ndodhur brenda këtij viti dhe gjithë fushatës së vazhdueshme dhe punës së përditshme anti-media të kësaj qeveria, askush realisht nuk ka mundur të pres përmirësim, por mbase nuk e kemi pritur rënien kaq të madhe”, është shprehur Rexha në Klan Kosova.

    Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

    Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

    Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

    Kosova shënon rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit, bie për 24 pozita

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!