×
  • Lajme
  • Rajon

    ‘Revansh shqiptar’: Kompania ruse shpall falimentimin një vit pasi pengoi biznesmenin Ramadani në Portin e Tivarit

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 21:45

    Një nga zhvillimet më të bujshme të botës së biznesit në Ballkan ka marrë një kthesë dramatike. Kompania ruse, e cila vetëm vitin e kaluar kishte penguar ngarkimin e mbi 60 kontejnerëve të mallrave të biznesmenit Bledian Ramadani në një nga portet kryesore të rajonit, ka shpallur falimentimin dhe është tërhequr përfundimisht nga tregjet ballkanike.

    Pikërisht një vit më parë, kjo kompani kishte ndërmarrë një veprim të paprecedent – duke përdorur ndikimin në portin ku operonte, ajo pengoi ngarkimin e mallrave të kompanisë së Ramadanit, duke bllokuar mbi 60 kontejnerë për disa ditë dhe duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme.

    Burime të afërta me industrinë konfirmojnë se kjo kompani, që për vite me radhë kishte kontroll të fuqishëm mbi importin e xhamit dhe materialeve ndërtimore nga Rusia drejt Evropës Juglindore, Dje ajo ka dorëzuar dokumentet për falimentim në të paktën tre shtete të Ballkanit.

    Kjo ndodh vetëm pak muaj pasi ajo humbi një sërë kontratash strategjike dhe ndikimi i saj u zbeh ndjeshëm në rajon. Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar me shpejtësi. Burime të ndryshme tregojnë se Ramadani ka reaguar me vendosmëri dhe ka ndërmarrë një ofensivë të heshtur ekonomike, duke shfrytëzuar rrjetin e tij të fuqishëm të furnizuesve dhe partnerëve në Evropë dhe Azi.

    Në disa raste, është raportuar se ai ka siguruar kontrata të reja me çmime agresive, çka ka bërë që kompania ruse të humbë pozicionet e saj. Në një deklaratë të fundit për media lokale në Rusi, përfaqësues të kompanisë së falimentuar kanë pohuar: “Kjo është hakmarrje shqiptare drejtpërdrejtë e klanit të Ramadanit ndaj nesh. Ata e shijuan ëmbël poshtërimin në port vitin e kaluar dhe sot na e kthyen keq.”

    Deklarata u pasua nga akuza të paqarta për presion ekonomik dhe politik nga qarqe të lidhura me Ramadanin në disa vende të rajonit. Analistët shohin këtë zhvillim si një prej shembujve më të qartë të zhvendosjes së fuqisë ekonomike në Ballkan – nga duart e aktorëve të huaj drejt atyre lokalë, të mirëorganizuar dhe me lidhje të fuqishme rajonale.

    Ramadani, tashmë i njohur për investimet në energji, logjistikë dhe xham, pritet të zgjerojë edhe më tej rrjetin e tij, pas kësaj fitoreje të heshtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!