Pas 12 vjetësh në pushtet, ish-kryeministri dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u mposht nga Lista e Studentëve.
Megjithatë, ndërrimi i pushtetit jo medoemos nënkupton edhe qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.
Lëvizja studentore në Serbi e sfidoi pushtetin e Vuçiqit përmes protestave pas tragjedisë në Novi Sad. Kërkohej llogaridhënie e protestohej kundër korrupsiponit. Por qëndrimi i saj për Kosovën tregon se kundërshtimi i qeverisë nuk nënkupton domosdoshmërisht mbështetje për pavarësinë e Kosovës.
Në një memorandum të publikuar më 17 maj të këtij viti, studentët e cilësuan Kosovën si pjesë të patjetërsueshme të Serbisë dhe e lidhën çështjen me identitetin historik e kulturor serb. Paralel me këtë ata kërkuan edhe bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare për një zgjidhje që garanton paqe, siguri dhe mbrojtjen e të drejtave të banorëve.
Kjo listë ka kundërshtuar edhe sanksionet ndaj Rusisë.
Studentët nuk kanë udhëheqës formalë, por lista e tyre zgjedhore përbëhet nga figura jopartiake, shumica prej të cilave janë profesorë universitarë.