×
  • Lajme
  • Lajme / Gjoba

    Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, Policia dënon me nga 200 euro dy ferizajasit dhe pikë negative

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 22:29

    Dy qytetarëve në Ferizaj, Policia u ka shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative si dhe ndalim të patentë shoferit për tre muaj për tejkalim shpejtësie.

    Në një komunikatë për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se më 1 maj dhe 3 maj 2025, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, kanë ndaluar dy shoferët Ç.XH. (24 vjeç) dhe F.S. (48 vjeç).

    Sipas Policisë, dy kundërvajtësitë, po lëviznin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar prej 40 kilometra në orë ku njëri prej tyre tyre lëvizte me 76 kilometra në orë dhe tjetri me 71 kilometra në orë.Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!