×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    U prit me nderime të larta në Brunei, Osmani: Vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga Kosova në këtë shtet të Azisë Juglindore

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 12:07

    Presidentja Vjosa Osmani është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam.

    Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani.

    “Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! 🇽🇰🇧🇳“, shkroi Osmani në Facebook, duke ndarë pamje nga pritja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!