×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Rama: Shkelësit e rregullit “Kutia e verdhë” në Prishtinë do të dënohen me 80 euro

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 7:36

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).

    Kryetari Përparim Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata që nuk e respektojnë këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.

    Postimi i tij:

    Për herë të parë në Kosovë, Kryeqyteti ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction)

    📢Të gjithë shoferët janë të obliguar që:

    ❌Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit!

    ❌Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku!

    Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro.🚨

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!