×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Tre të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, policia jep detaje

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 14:12

    Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur të hënën në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, një nga shoferët si dhe dy pasagjerë.

    “Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Veseli për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!