×
  • Lajme
  • Lajme

    “Veç muhabet dhe kemi pirë kafe”, Gashi thotë se nuk u diskutua letra e Kurtit në takimin e grupit parlamentar të LDK-së

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 15:02

    Për takimin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se aty thjesht kanë bërë muhabet, dhe se ishin katër-pesë deputetë të pranishëm, dhe se s’ka pasur diskutim për letrën e Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me letrën, Gashi tha para gazetarëve se patjetër se do të ketë edhe një përgjigje nga LDK-ja.

    Por, sipas tij kjo çështje duhet të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë.

    “Për me u trajtu kjo çështje duhet me ardhë në mbledhje të kryesisë. Mendime, opinioni kemi dhënë secili, por trajtim formal kjo çështje kërkon në mbledhje të Kryesisë. Thjesht u ba muhabet”, shtoi tutje ai, ndërsa vazhdoi të insistonte se thjesht veç kanë bërë muhabet e kanë pirë kafe.

    Por për këtë takim, të cilin ai e quajti “joformal”, ai njoftoi qysh para se të merrte pjesë, pasi potencoi para gazetarëve se deputetja Hykmete Bajrami i kishte thirrë për t’u mbledhur, por që s’është marrë asnjë vendim se një i tillë merret në Kryesi.

    “Zakonisht pas çdo seance ne jemi kthyer sërish në grup, muhabet formal kemi bërë. Unë shkova me vonesë, s’u marrë vendim. Merret ne mbledhje të kryesisë, jo në mbledhje formale. Thjesht ishim t’u pi kafe. Këto takimet joformale ndodhin, janë diskutime që bëhen edhe nëpër grupe Whatsapp, Viber”, tha Gashi.

    /Reporteri.net/

    Ftesa e Kurtit për koalicion, LDK mbledh grupin parlamentar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!