×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Zjarr në një deponi mbeturinash në Zubin Potok

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 14:50

    Një deponi mbeturinash në Zubin Potok është kapluar nga zjarri.

    Lidhur me këtë shefi i operacioneve policore në veri, Petrit Fejza tha për gazetën online Reporteri.net se njësitet policore, zjarrfikësit dhe organet komunale janë duke e shikuar mundësinë e ndalimit të zjarrit.

    Ai tregoi se sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve, pra që zjarri në këtë deponi ndizet vetvetiu.

    “Po është e saktë, në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit dhe organet komunale të cilat janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Zjarri është nën mbeturina, ndërsa jashtë shpërndahet tymi dhe sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve(pra ndizet vet-vetiu)”, tha Fejza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!