Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu lidhur me letrën e Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut për koalicion, ka thënë se ai ka shkatërruar çdo mundësi bashkëpunimi me secilin dhe për të fituar kohë dërgon këto letra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Musliut, çasja e tij ka qenë prej një servili e nënshtruesi.
“Kjo është loja e Albin Kurtit e vazhdueshme. Ai nuk mundet të ulet në tavolinë me asnjë të bisedojë sepse e ka shkatërru çdo mundësi bashkëpunimi me secilin dhe për të fituar kohë bën hajgare duke shkruar letra, herë te një parti, herë te një tjetër. Tash radhën e ka LDK. Mënyra se qysh i çaset, si një servil si një nënshtrues, flet shumë”, ka thënë Musliu.
Sa i përket deklaratës në letër se VV s’është e interesuar për koalicion me VV-në, sipas Musliut, Kurti ka frikë nga PDK-ja, pasi sipas saj aty ka punë dhe vepra.
“Kur ka pas interesim PDK për koalicion me VV-në. Të gjithë deputetët e kanë bërë të qartë që s’pranojnë të hyjnë në koalicionon me VV-në për asnjë çmim. Ndërsa arsyeja e Albin Kurtit që nuk dëshiron gjoja të bëjë koalicion me PDK-në, ai e dinë saktësisht që me PDK s’bëhet hajgare. Ai ia ka frikën PDK-së. Ai e di PDK nuk ka fjalë, ka punë, ka vepra”.
“Ai e di saktësisht nuk mund ta luaj lojën të cilën ai do ta bëjë. Ka frikë nga puna dhe performanca e PDK-së”, deklaroi ajo në T7.
/Reporteri.net/