Një incident ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Kaçanik, ku një person është sulmuar me shkop druri, shkruan Reporteri.net.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar tashmë dhe janë ndaluar për 48 orë.
Ata po dyshohenm për sulm fizik dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 15:00, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar informacion për një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Kaçanik, ku një person ishte sulmuar me një shkop druri nga dy persona të tjerë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF – Kaçanik, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas janë paraqitur në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit A. Sh. (41 vjeç) dhe A. Sh. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes, për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.