×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri pyetet se a i beson Albin Kurtit, kështu përgjigjet

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 23:52
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur nëse i beson kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

    Ai u shpreh se nuk i beson asnjë agjende të qëndrueshme dhe tha se Kurti ndryshon gjithçka, por siç u shpreh, jo qëllimin.

    “Politikisht unë llogarisë që z.Kurti në agjendën e tij politike është i pandryshueshëm, nuk ka nevojë me e besu, për sa unë ia njoh agjendën, ai qëllimin e vet nuk e ndryshon për askënd, metodat i ndryshon, partitë i ndryshon, shokët i ndryshon, gjithçka ndryshon ama nuk e ndryshon qëllimin, kështuqë në këtë rrafsh unë nuk i besoj asnjë agjende të qëndrueshme, të quajmë stabile, afatgjate, sepse z.Kurtit kur i del qëllimi përpara, e ndryshon, nuk e ka problem”, u shpreh tutje Haziri në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!