×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Tragjedi në Prizren, babai dyshohet se vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 8:33

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e së martës. Një shtetas turk dyshohet se ka goditur me thikë dy vajzat e tij, 15 dhe 10 vjeçare, ku si pasojë e lëndimeve të marra, dyshohet se 15-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se edhe 10-vjeçare është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në QKUK.

    Përveç dy vajzave, Bytyqi bëri të ditur se i dyshuari ka goditur edhe veten dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.

    “Sot rreth orës 5:58 policia përmes telefonit ka marrë informartë që në rrugën “Shotë Galica” në Prizren është një person i lënduar. Në drejtim janë nisur katër patrolla, që me qëllim me neutralizu personin me thikë ne dorë dhe në vendngjarje kanë kuptuar se janë tre persona të lënduar dhe dyshohet se babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij, një 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe 10 vjeçare e cila ndodhet në QKUK në gjendje të rendë”.

    “Gjithashtu viktima ka lënduar edhe veten e tij dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit. I dyshuari është arrestuar. Të gjithë janë shtetas turk me banim në Prizren”, tha Bytyqi për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!