×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Vrasja e 15 vjeçares në Prizren, babai dyshohet se e plagosi me thikë edhe vajzën tjetër 10 vjeç – është në gjendje të rëndë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 8:50
    Foto ilustrim

    Një 15-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe motra e saj, 10-vjeçare është në gjendje të rëndë në QKUK pasi dyshohet se janë goditur me thikë nga babai i tyre, shkruan Reporteri.net.

    Sipas policisë, i dyshuari, babai i tyre ka lënduar edhe veten me thikë dhe tashmë është arrestuar dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.

    Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se rasti ka ndodhru të martën rreth orës 05:58 në rrugën “Shotë Galica”.

    “Sot rreth orës 5:58 policia përmes telefonit ka marrë informartë që në rrugën “Shotë Galica” në Prizren është një person i lënduar. Në drejtim janë nisur katër patrolla, që me qëllim me neutralizu personin me thikë ne dorë dhe në vendngjarje kanë kuptuar se janë tre persona të lënduar dhe dyshohet se babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij, një 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe 10 vjeçare e cila ndodhet në QKUK në gjendje të rendë”, tha Bytyqi për Reporteri.net, ndërsa theksoi se kjo familje është me shtetësi turke, por që banojnë në Prizren.

    /Reporteri.net/

    Tragjedi në Prizren, babai dyshohet se vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!