×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Flasin nga QKUK-ja për gjendjen e 10-vjeçares në Prizren të cilën dyshohet se u ther me thikë nga babai i saj

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 9:02

    Mëngjesin e së martës një shtetas turk dyshohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur tjetrën, një 10-vjeçare e cila ndodhet në QKUK, shkruan Reporteri.net.

    Naser Syla, shef i emergjencës ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.

    “Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.net.

    Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 05:58 në rrugën “Shotë Galica”.

    Zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi tha për Reporteri.net se bëhet fjalë për një familje turke por me banim në Prizren.

    Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti ka lënduar edhe veten dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit.

    /Reporteri.net/

    Tragjedi në Prizren, babai dyshohet se vrau me thikë vajzën e tij 15-vjeçare

    Vrasja e 15 vjeçares në Prizren, babai dyshohet se e plagosi me thikë edhe vajzën tjetër 10 vjeç – është në gjendje të rëndë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!