Policia e Kosovës ka njoftuar se dy granata dore në një qese plastike janë gjetur të hënën në Han të Elezit.
Mjetet shpërthyese janë gjetur gjatë rrënimit të një shtëpie, ka njoftuar një person, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Mjetet shpërthyese janë tërhequr në mënyrë të sigurt.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
Njoftimi i policisë:
“Është raportuar se gjatë rrënimit të shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hasur në një qese plastike në të cilën dyshohet se ndodheshin 2 granata dore-mjete të pashpërthyera. Njësia për deminim e FSK-së ka ndal dhe ka bërë tërheqjen e granatave në mënyrë të sigurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.