×
  • Lajme
  • Lajme / Ngjarja e rëndë

    10-vjeçarja që dyshohet se u ther nga babai i saj në Prizren është transferuar në Klinikën e ORL-së

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 13:00

    Emergjenca në QKUK e ka pranuar sot rreth orës 08:10 vajzën 10 vjeçare e cila dyshohet se u  ther me thikë  nga babai i saj sot në Prizren.

    Ajo është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së dhe gjendja e saj është stabile.

    “Sot, rreth orës 8:10, në Shërbimin Klinik Emergjent të QKUK-së është paraqitur një rast (2015 vj, femër), që ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente. Pas pranimit, pacientja i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe ka marrë trajtimin emergjent nga ekipi profesional shëndetësor. Pas stabilizimit fillestar dhe vlerësimit të gjendjes, pacientja është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së (Otolaringologjisë). Sipas ekipit mjekësor të kësaj klinike, gjendja e pacientes për momentin është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, ka thënë Mirlinda Qyqalla nga QKUK.

    Edhe Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar një komunikatë për rastin e rëndë që ndodhi mëngjesin e së martës në Prizren.

    Bazuar në hetimin fillestar, dyshohet se babai e ka privuar nga jeta vajzën e tij 15 vjeçare dhe ka therur me thikë vajzën tjetër 10 vjeçare dhe gruan.

    Vajza dhe gruaja janë jashtë rrezikut për jetë.

    Në komunikatë thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe bashkë me njësitet policore pritet të kryejnë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.

    Komunikata e plotë:

    Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se sot, më datë 06.05.2025, rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.

    Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Po ashtu, vajza tjetër, rreth moshës 10-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Po, ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit (nëna e vajzave). I dyshuari gjithashtu është vetlënduar, por është jashtë rrezikut për jetë.

    Nga pranimi i informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ndodhet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ku pritet që me njësitet relevante policore, së bashku me krim tekniken dhe zyrtarët e IML-së, të pëfundojnë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.

    Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!