Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marr pjesë në takimin për të diskutuar zbatimin e Strategjisë Globale të OKB-së Kundër Terrorizmit.
Cakaj tha se pavarësisht fitores ushtarake mbi ISIS-in duhet të ketë angazhime tjera për t’i mbyllur hapësirat vepruese terrorizmit.
“Pavarësisht fitores ushtarake dhe territoriale mbi ISIL, një sfidë tjetër mbetet angazhimi i përbashkët për të zhbërë hapësirën e mundshme të narrativave që nxisin veprimet ekstremiste dhe të dhunshme. Kjo kërkon një bashkërendim më të gjerë përpjekjesh të kompanive teknologjike, shoqërisë civile, bashkësive fetare e qeverive të vendeve përkatëse, mes tjerash.”
Kryediplomati shqiptar shtoi se Shqipëria ka qenë historikisht vend i tolerancës ndërfetare dhe partere në luftimin e terrorizmit.
“Shqipëria ka qenë historikisht një vend shembull i harmonisë ndër-fetare dhe ka prirë në shumë angazhime luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmes mekanizmave të saj të sigurisë. Për më shumë, Shqipëria dallohet në rajon e më gjerë edhe për zhvillimin e kurikulave të veçanta shkollore që kanë për qëllim zhbërjen e interpretimeve të shtrembëruara të doktrinave të ndryshme fetare. Së këndejmi, angazhimi i Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është në përputhje me sfidat bashkëkohore dhe në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.”