×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha i AAK-së del kundër propozimit të Abdixhikut: S’ka nevojë të më ftojë për qeveri të përbashkët me Kurtin

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 9:51

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka dalur kundër thirrjes së Lumir Abdixhikut për qeveri të nacionale të tranzicionit.

    “Të përbashkët po thotë edhe me VV? Unë mendoj që Albin Kurti dhe Abdixhiku janë dy anët e të njëjtës medalje, ky po na fton neve, unë nuk po guxoj me shku veç vet me nda fajin e Asociacionit, e po thotë hajde bahemi bashkë tanë, e marrim fajin krejt kapak. Unë nuk du me marrë faj. Nuk ka nevojë Abdixhiku me më thirr në qeveri të përbashkët me Albin Kurtin, unë me dashtë e bëj vet”, u tha sot Berisha gazetarëve derisa po hynte në Kuvend.

    Ndryshe, dje Abdixhiku deri sa prezantoi idenë e tij dhe të LDK-së për Qeveri gjithëpërfshirëse, gazetareve u tha se për t’u ulur për të diskutuar rreth propozimit i është përgjigjur pozitivisht kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!