×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni

    Në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut kapen armë e uniforma, Sveçla: Terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 16:28

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të tjera të armëve të sekuestruara në bastisjet që u kryen sot në veri të vendit, shkruan Reporteri.net.

    Sveçla tha se në një  aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tri raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.

    Ai u shpreh se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.

    “Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë.”, ka shkruar Sveçla.

    Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka kryer kryer bastisje në disa lokacione në veri të vendit.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Reporteri.net se bastisjet janë bërë në lidhje me armë ilegale.

     

    Bastisjet në veri, Sveçla publikon pamje të armëve që u gjetën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!