×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Presidentja të thërrasë një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 17:57

    Partia Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë që mbajti sot ka propozuar një takim me të gjitha subjektet politike parlamentare që do ta thërriste presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    PDK tha se është nuk shmangen nga çfarëdo takimi në interes të qytetarëve.

    “Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale”.

    Osmani më parë kishte shprehur gatishmërinë për t’i mirëpritur liderët partiakë për të diskutuar mbi hapat zhbllokues të institucioneve të vendit.

    PDK tha se nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse thotë se e konsideron atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale.

    “Ky angazhim është shprehje e bindjes sonë se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional”, tha partia në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!