Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmanin për urimin me rastin e zgjedhjes së tij si kancelar i Gjermanisë.
Merz e ka ripostuar në profilin e tij në “X” urimin e presidentes Osmani, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Shumë faleminderit Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.
Dje menjëherë pas votimit të tij si kancelar, ka e ka uruar Merzin për zgjedhjen si Kancelar i Gjermanisë dhe ka thënp se si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, pret me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj suksese Kancelarit Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës dhe fillimit të mandatit të qeverisë së re gjermane. Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Osmani.