Një video ku pretendohet për korrupsion në Komunën e Prishtinës po qarkullon në rrjete sociale.
Në këtë video që është publikuar nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi pretendohet se është një bisedë mes vëllait të shefit të personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica dhe një inspektori të Komunës së Prishtinës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas këtij pretendimi, vëllai i shefit të personelit ia ka dhënë ryshfet një inspektori të Komunës, një shumë prej tetë mijë eurove për të mos ia rrënuar një objekt., i cili fillimisht ishte nisur si objekt banimi e më pas ishte tentuar të shndërrohej në xhami.
Në videon e publikuar, dëgjohet një zë duke thënë: “I ke marrë tetë mijë euro për mos me rrëzu. I ke marrë. Ti i ke marrë.” – deklaratë që, sipas Gërbeshit, i atribuohet vëllait të Fadil Aliu-Herticës.
Gazeta Online Reporteri.net nuk ka arritur ta konfirmojë autenticitetin e videos dhe audios së saj.