×
  • Lajme
  • Lajme / 8-11°C

    Shi me vetëtima dhe bubullima, parashikimi i motit për sot

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 7:52

    Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme në pjesën më të madhe të vendit, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Ka mundësi të ketë dëme materiale.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 22°C. /MeteoKosova/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!