Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i, kanë zhvilluar trajnim të përbashkët me pjesëtarët e Shoqatës së Kërkimshpëtimit Malor të Kosovës.
Qëllimi i stërvitjes siç thuhet, ishte rritja e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave dhe forcimi i bashkëpunimit mes trupave të KFOR-it dhe ekipeve vendore të reagimit të parë. Trajnimi përfshiu kujdes mjekësor emergjent, shpëtim në lartësi, zbritje me litar dhe trajnim për zhytës.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë. KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim ligji në Kosovë – EULEX”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.