×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:11

    Presidentja Vjosa Osmani së bashku me homologun e saj austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishin në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit.

    Osmani thotë se miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian, shkruan Reporteri.net.

    “Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë i presidentes:

    Miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian. 🇽🇰🇦🇹

    Me Presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishim në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit.

    Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës.

    Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!