×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi

    Rama: Prishtina, shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:29

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se komuna që ai drejton u vlerësua për vizionin dhe karakterin e saj unik, para kryetarëve të 120 qyteteve të botës në forumin “Arab European Cities Dialogue”.

    Ai ka renditur pikat në të cilën Prishtina, sipas tij, mori vlerësime.

    “Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës, Prishtina u vlerësua për vizionin tonë: Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!. Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!. Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!”, ka shkruar Rama.

    Postimi i tij:

    Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. 🏙️

    Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës 🌎Prishtina u vlerësua për vizionin tonë:

    📢Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!

    📢Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!

    📢Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!

    Pata mundësinë të dëgjoj nga kryetarët e Bukureshtit 🇷🇴, Amanit 🇯🇴, Sarajevës 🇧🇦, Madridit 🇪🇸 dhe Bejrutit 🇱🇧 përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit tonë. 💫 Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue”.

    Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. 🤝 – Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale. 🌎

    Qytetet nuk presin!

    Qytetet udhëheqin!

    Qytetet po ndërlidhen!

    Qytetet janë fuqia e të tashmes dhe të ardhmes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!