Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk do ta votojë një qeveri të propozuar nga Albin Kurti.
Në Debat Plus, Berisha ka theksuar se ka qenë gjithmonë për krijimin e institucioneve, por ka theksuar se vota e tij nuk është e garantuar për një qeveri që nuk respekton komunitetin egjiptian.
“Prej momentit që ka dalë emri i zonjës Haxhiu, prej ditës së parë kam pasur qëndrim që institucionet duhet të bëhen. Por kur është kërkuar votim i fshehtë për krijimin e një komisioni, unë kam votuar kundër, sepse mendoj se duhet të ketë legjitimitet publik”, ka theksuar ai.
Berisha ka shtuar se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë: “Unë s’kam asnjë marrëveshje akoma për ta votuar qeverinë dhe ky është qëndrimi im prej ditës së parë. Nëse unë nuk kam asnjë marrëveshje me Qeverinë Kurti dhe nëse ai nuk më respekton dhe kërkesat e komunitetit egjiptian unë nuk kam arsye me votu dikë që nuk më respekton”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.