Pas natës të ftohtë, me minimale që zbresin në 2C e 5C, ditën e enjte do të mbretëroj mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Nga mesdita prej jugu fillojnë të depërtojnë shtresa vransirash, kryesisht të larta, që më vonë deri në mbrëmje fillojnë të dendësohen, duke u shoqëruara dhe me ndonjë rigë shiu. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 5-10m/s. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C e 24C.
Reshje të shumta dhe më të vazhdueshme shiu përfshinë vendin që nga orët e mëngjesit të ditës së premtë. Temperaturat pësojnë rënie të theksuar deri në 9C e 10C, e gjatë mbrëmjes zbresin deri në 4C e 5C. Viseve malore priten të reshura dëbore, që mund të krijojnë një shtresë deri në 5 e 10cm. Vonë gjatë natës me kalimin në ditën e shtunë reshjet pushojnë.
Të shtunën do të ketë dhe intervale me diell, me mundësi për ndonjë rigë shiu orëve të pasdites. Nga e diela mbetet mot jostabil. Paradite me diell, e orëve të pasdites rrebeshe e bubullima. Temperaturat shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Minimalet zbresin deri në 4C e 5C. Të premten frynë erë më e fuqishme veriore e verilindore 6-15m/s, me hove deri në 18m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.