×
  • Lajme
  • Lajme / Zhazhë

    Arrestohet një serb për krime lufte në cilësinë e komandantit të policisë në Zveçan: Vrasje, dëbime, plaçkitje e torturë

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 11:01

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet M.D, të nacionalitetit serb, nën dyshimet për krime lufte në Komunën e Zveçanit, shkruan Reporteri.net. 

    Në njoftim thuhet se M.D është arrestuar me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu- Shamolli, pas hetimore disa mujore në bashkëpunim me Hetuesit e Krimeve të Luftës.

    “Sipas hetimeve M. D, dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në këtë rajon, në kuadër te MUP-it, gatë viteve 1998/1999 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë. Dyshohet se gjatë prillit të 1999-ës, i pandehuri M.D, së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë Serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë. Trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, ne komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

    Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqes në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!