×
  • Lajme
  • Rajon / Samiti

    Zelensky mbërrin në Tiranë

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 23:15

    Në kuadër të përgatitjeve për samitin e Komunitetit Politik Europian, në Tiranë mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Avioni i Zelensky-t mbërriti në kryeqytetin e Shqipërisë rreth orës 10:00 të mbrëmjes, pas fluturimit nga Turqia, aty ku Presidenti ukrainas zhvilloi një takim “kokë më kokë” me homologun Rexhep Taip Erdogan.

    Nga Ankaraja para nisjes për në Tiranë, Zelensky falenderoi presidentin e Turqisë për bisedimet e tyre sot dhe tha se Erdogan e njohu Krimenë si territor ukrainas, duke e përshkruar këtë si një “sinjal shumë të rëndësishëm dhe një shenjë të mbështetjes politike”.

    Në aeroportin e Rinasit, Zelensky u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

    Takimi i Komunitetit Politik Europian do të ketë vëmendjen e gjithë Europës dhe do të zhvillohet për herë të gjashtë në Tiranë, me prezencën e të gjithë liderëve të BE-së dhe jo vetëm. (A2 Televizion)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!